×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja që u mbyll 8-0 trondit Spanjën, policia nis hetimet për kurdisje në Kupën e Mbretit

    Insajderi
    23 February 2023 - 22:25

    Një ankesë anonime në La Liga ka ndezur alarmin për një manipulim (trukim) të supozuar në një ndeshje të Kupës së Mbretit. Kjo është ndeshja që korrespondon me turin e parë të sezonit të kaluar, Huracán Melilla-Levante, e cila do të mbyllej me fitoren e miqve 8-0. Tashmë është njoftuar policia për faktet dhe gjashtë personave iu janë marrë deklaratat.

    Gjykata Hetimore Nr. 2 e Melilla është ngarkuar me hetimin e këtij trukimi të mundshëm, që thuhet se ka lidhje me bastet e paligjshme. Për momentin, hetuesit kanë marrë deklaratën (deponimin) e një ish-lojtari të uracán Melilla.

    Ai u arrestua të martën e kaluar, por më pas u lirua. Po hetohet humbja që kjo skuadër pësoi ndaj Levante në turin e parë të Kupës së Mbretit, sezonin e kaluar, nga e cila ishte fituar shumë ekonomikisht përmes basteve të paligjshme.

    Skuadra nga Melilla u eliminua dhe Levante, e cila nuk është nën dyshime, por krejtësisht jashtë hetimit, kaloi turin. Sapo La Liga mësoi për faktet përmes një ankese anonime të dërguar në adresën e saj të emailit [email protected], ia transferoi faktet Qendrës Kombëtare të Policisë për Integritetin në Sport dhe Baste, e cila hapi një hetim.

    Për momentin, më shumë detaje nuk dihen, megjithëse La Liga vihet në dispozicion të kujtdo që dëshiron të japë më shumë informacion për hetimin ose që dëshiron të raportojë ndonjë fakt tjetër që mund të ndikojë në integritetin e garave.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark