×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    NDESHJE FANTASTIKE TË BUNDESLIGËS KËTË TË SHTUNË NË ARTMOTION!

    Insajderi
    08 May 2021 - 14:11

    Dita e Shtunë në platformën Art Motion mund të vendos edhe për kampionin në Bundesligën gjermane. Kampionët në fuqi, Bayerni do të jetë nikoqire e Monchengladbach ku me një fitore eventuale shpallen kampion.Takimi fillon në orën 18:30, drejtpërdrejt në Art Sport 1. Ndërsa Leipzigi do tentoj ta vazhdoj presionin duke u ballafaquar me Dortmundin, që vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 nga ora 15:30. Ndërsa nga i njejti orar, në Art Sport 3, Werderi i Milot Rashicës synon fitoren e parë pas 7 ndeshjesh ndaj Leverkusenit që si qëllim ka kualifikimin në garat evropiane.

    18:30 BAYERN MUNCHEN – MONCHENGLADBACH ART SPORT 1

    30 herë kampionët e Bundesligës, Bayerni i Munichut i duhen vetëm dy pikë tjera për tu shpallur kampion. Kur kanë mbetur edhe tre xhiro para fundit, djelomshat e Hansi Flicks do të sfidohen nga Monchengladbachu që nuk janë aspak kundërshtar i lehtë për bavarezët duke ditur rezultatet negative që i kanë ndaj Borussisë në vitet e fundit.

    Bayerni rënditet në vendin e parë me 71 pikë të grumbulluara ndërsa Monchengladbachu është jashtë vendeve që të dërgojnë në evropë, pozita e 6 me 46 pikë në total.

    Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon, Gladbachu fitonte në Borussia Park me rezultat 3:2.

    Bayern, 11-shja e mundshme startuese:
    Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Muller, Coman, Lewandoëski

    Monchengladbach, 11-shja e mundshme startuese:
    Sommer, Bensebaini, Elvedi, Ginter, Lazaro, Neuhaus, Zakaria, Lainer, Wolf, Embolo, Thuram

    15:30 DORTMUND – LEIPZIG ART SPORT 1

    Ndeshje e rëndësishme për fatin e dy skuadrave, Dortmund dhe Leipzig do të luhet në “Signal Iduna Park”. Leipzigi që është pothuajse jashtë garës për titull, duke ditur distancën që ka me Bayernin prej 7 pikësh, do të jetë mysafire e Dortmundit që po lufton me çdo kusht të pozicionohet brenda 4 pozitave të para që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve. 

    Të përzgjedhurit e Edin Terzicit janë vetëm një pikë larg Frankfurit në vendin e katërt dhe në tri javët e fundit, do shpresoj për më të mirën e tyre. Përndryshe, Dortmund ka 55 pikë, ndërsa Leipzigi është në vendin e dytë me 64 pikë në total.

    Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 9 janar, ishte Dortmundi që fitonte me rezultat 1:3.

    Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
    Hitz; Piszczek, Akanji, Hummels, Guerreiro; Dahoud, Can; Sancho, Hazard, Reus; Haaland
    Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
    Gulacsi; Orban, Konate, Upamecano; Mukiele, Kampl, Sabitzer, Haidara, Angelino; Forsberg, Sorloth

    15:30 WERDER BREMEN – LEVERKUSEN ART SPORT 3

    Skuadra ku luan kosovari Milot Rashica, Werder Bremen nuk di për rezultat pozitiv në 7 ndeshjet e fundit. Duke qenë në rrezik për rënie nga elita, ata do të sfidohen nga Leverkuseni që si objektiv këtë sezon kanë garat evropiane. Werderi është vetëm një pikë larg barazhit dhe 3 pikë larg vendit të 17 dhe kjo ndeshje duke përfshirë dy xhirot pasardhëse, do të jenë vitale për Werderin që kanë synim të mbesin në elitë.

    Për momentin, djelmoshat e Florian Kohfledt rënditen në vendin e 14 me 30 pikë të grumbulluara ndërsa kundërshtari i tyre, Bayer Leverkuseni pozicionohen në vendin e 6 me 50 pikë. 

    Werder Bremen, 11-shja e mundshme startuese:
    Pavlenka; Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander, Augustinsson; Mohwald, Gross, Eggestein; Sargent, Selke, Bittencourt
    Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
    Hradecky; Tah, Dragovic, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Demirbay; Diaby, Wirtz, Bailey; Schick

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark