14:22 - 22 Maj 2022

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Kampioni tanimë dihet që është Ballkani, dhe dihen edhe skuadrat që do të luajnë në Evropë si Drita, Gjilani e Llapi.

Dy skuadrat që bien direkt nga elita e futbollit kosovar janë Feronikeli nga vendi i fundit dhe Ulpiana e parafundit.

Ndërkohë sfidë e madhe po luhet për t’iu shmangur pozitës së tetë, pozitë që e dërgon skuadrën që mbetet aty në fund në barazh.

Malisheva dhe Dukagjini përballen në stadiumin Liman Gega në Malishevë, ku dy skuadrat kërkojnë shpëtimin.

Vendasve iu kryen punë vetëm fitorja për t’i ikur pozitës së tetë, derisa mysafirët do të jenë të kënaqur edhe me barazim.

Drenica që ndodhet për momentin në pozitën e tetë ka punë më të lehtë, pasi luan përballë Feronikelit tanimë të rënë.

Edhe Prishtina nuk ka asgjë të sigurt dhe synon fitoren në udhëtim te Llapi për t’iu shmangur barazhit.

Formacionet startuese të ndeshjeve të somte:

MALISHEVA – DUKAGJINI

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Marc Olivier, Pefqeli, Shabani, Sobowale.

Dukagjini: Pas pak…

BALLKANI – GJILANI

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Gashi, Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, Dellova, As.Thaqi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Gjilani: Ymeri, Halili, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Cale, Prekazi, Progni.

DRITA – ULPIANA 

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Limani, Bardhoku, Balde, Blakçori, Fazliu, Jashari, D.Islami, Muja, Krasniqi, Tahiri.

Ulpiana:

LLAPI – PRISHTINA 

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Idrizi, Jashari, Veliu, Selmani, Maliqi, Sadriu, Llapashtica, A.Shabani, Amadu.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Abazi, Zyba, Mankenda, Kryeziu, Sadam.

FERONIKELI – DRENICA 

Formacionet zyrtare:

Feronikeli:

Drenica: