×
Show / Fashion

Ndikimi pozitiv i kafesë në shëndetin tuaj

Insajderi
11 April 2019 - 17:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa kafe.Konsumimi i kafes ka disa benefite për trupin e njeriut, të cilat mund të përfitohen nga pirja e një ose dy filxhanëve në ditë.

Kalimi i kësaj sasie nuk është e këshillueshme  për trupin, pasi mund të kemi edhe efekte anësore. Por këtë shkrim ju sjellim disa nga arsyet pozitive se përse duhet pirë kafe, por pa e ekzagjeruar.

Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar.

Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool.

Ata që pinë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

Megjithatë si për shumë gjëra të tjera, nuk duhet tepruar as me kafe, kryesisht për shkak se ndikon në dehidratimin e trupit, duke shtuar kështu nevojën që të pini ujë.

Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të muskujve pas ushtrimeve fizike që mund të keni kryer.

Mësohet se një filxhan kafe përmban 1.8 gram fibra të nevojshme për organizmin tuaj.

Përmes konsumit të një ose dy filxhanëve kafe mund të mbrojmë mëlçinë nga sëmundje si ‘Cirroza’(stadi i fundit i sëmundjeve të mëlçisë).

Çon në reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga diabeti.

Ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e ‘Alzaimerit’ (sëmundja e harresës).

Ndihmon në luftën kundër depresionit.

Ndihmon për t’u mbrojtur nga sëmundja  e “Parkinsonit”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark