×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ndizen 1133 qirinjë në kujtim të fëmijeve të vrarë gjatë luftës

    Insajderi
    17 February 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, para Teatrit Kombëtar në kryeqytet, janë ndezur 1133 qirinjë, numër ky që simbolizion numrin e fëmijeve të vrarë gjatë luftës. Shumë fëmijë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për t’i kujtuar fëmijet e vrarë.

    Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

    Kryeministri Kurti u tha fëmijëve të pranishëm se sakrifica e popullit është e madhe dhe se plagët e luftës janë të thella, por se gëzimin dhe lumturinë e fëmijeve s’ka pikëllim që e mund.

    “Shpresë jeni ju fëmijët e Kosovës. Ju po e mbani nga nië qiri në duart tuaja në këtë buzëmrëmje. Janë 1133 qirnj, sepse secili prej tyre tregon për një fëmijë që është vrarë gjatë luftës dhe nuk është në mesin tonë. Ne ata do t’i kujtojmë dhe kurrë s’do t’i harrojmë. Sakrifica e popullit tonë është e madhe plagët e luftës janë të tella. Por gëzimin dhe lumturinë tuaj nuk ka pikëllim që e mund”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark