×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Ndjeva keqardhje për veten’, Arbana tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi

    Insajderi
    03 March 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja Arbana Osmani është përballur sot me një bisedë që i ka bërë përshtypje e që kishte të bënte me ngjarjen në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën 3 grave.

    Arbana tregoi përmes një statusi në Instagram se ndodhej në një supermarket kur dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit tregon Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!”

    “Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana. 

    'Ndjeva keqardhje për veten', Arbana tregon çfarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark