13:52 - 04 Janar 2023

Moderatorja dhe autorja e emisionit Prive, Liberta Spahiu feston sot ditëlindjen. Zakonisht, urimet për ditëlindje i marrim nga dikush tjetër. Liberta ka zgjedhur t’ia uroj ditëlindjen vetës. Duke shfrytëzuar faqen e emisionit të saj, ajo ka uruar vetën duke dhënë epitetin e një “ikone të moderimit” për showbizin shqiptar, shkruan Insajderi.

“Gëzuar ditëlindjen ikona e moderimit të showbizit shqiptar @libertaspahiu”, është shkruar në faqen e Prive.

Moderatorja, Liberta Spahiu drejton emisionin “Prive” qe merret me showbiz. Në faqen e portalit në Facebook është postuar një fotografi e moderatores së bashku me një urim.

Janë të shpeshta rastet kur drejtuesit e portaleve kanë “abuzuar” me hapësirën e mediave të tyre duke i postuar aty postimit e tyre të Facebook’ut.

Por, ky është rasti i parë që hapësira e portalit shfrytëzohet për t’ia uruar vetes ditëlindjen.

/Gazeta Insajderi/