×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndodh sërish – thahen kanalet në Venecia

    Insajderi
    25 February 2023 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Venecia është duke u përballur me një situatë problematike, teksa vizitohet nga miliona turistë.

    Kanalet në këtë qytet janë goditur nga zbaticat e forta duke larguar ujin dhe duke lënë pa lundruar me qindra gondola.

    Gondolat që janë edhe mjeti më i përdorshëm nga banorët por edhe turistët, janë bllokuar dhe kanë mbetur në baltë për shkak të largimit të ujit.

    Ekspertët e motit nuk besojnë se prurjet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë rezultat i drejtpërdrejtë i një thatësire që ka prekur rajonin, autoritetet lokale thonë se mungesa e shiut ka përkeqësuar situatën.

    Sipas mediave italiane largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës të cilët përdorin kanalet për të lëvizur me varka.

    Kjo situatë ka bërë që të dalin në pah edhe themelet e lashta të ndërtesa ndërsa shumë peshq kanë ngordhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark