×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ndodhej në veturë me mikun e tij, Policia jep detaje për vdekjen e 20 vjeçarit në Prizren

    Insajderi
    23 January 2023 - 09:48

    Ditën e djeshme një person rreth moshës 20 vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë viktima ishte i shoqëruar me një mik.

    Miku i viktimës derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës.

    Si pasojë pasagjeri ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë në raportin 24 orësh: Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark