Gjatë inaugurimit të ‘Muzeut të Legjendave’, presidenti i tij Marcelo Ordas, tregoi një ngjarje, që ka ndodhur gjatë ndeshjen së Spanjës kundër Portugalisë për Kupën e Botës 2010, midis arbitrit Héctor Baldassi dhe mesfushori Xavi Hernández.
Marcelo Ordas, kur ishte i ftuar në shtëpinë e Xavi Hernándezit, ai e pyeti mesfushorin spanjol nëse i kishte mbetur ende ndonjë nga bluzat e tij. Pikërisht atëherë u tregua edhe episodi i ndodhur, gjatë ndeshjes së 1/16-ave mes Spanjës dhe Portugalisë, me gjyqtarin argjentinas Héctor Baldassi, i cili përjetoi me Xavin një ngjarje, unike gjatë gjithë karrierës së tij.
Gjatë ndeshjes, mesfushori i atëhershëm i kombëtares, Xavi Hernandez, dëgjoi se dikush e lavdëroi dhe komplimentoi një veprim të tij, i habitur fantazisti pa se lëvdata i kishte ardhur nga arbitri i ndeshjes. Minuta më vonë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Xavi e qortoi arbitrin përse nuk po fishkëllente për të mbyllur ndeshjen.
Ndërkohë, arbitri i thotë mesfushorit spanjol: “Nëse unë fishkëllej për fundin e ndeshjes, a mund të më japësh bluzën tënde?” Dhe kështu ndodhi, Xavi ia dha fanelën e tij gjyqtarit argjentinas Héctor Baldassit, i cili ia dhuroi atë Marcelo Ordas, presidentit aktual të ‘Museut të Legjendave’.