×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndriçimi për festat e fundvitit, flasin nga KEDS

    Insajderi
    22 November 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarja për media në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Margarita Rashiti, ka folur për dekorimet e qyteteve në kohë të festave të fundvitit.

    Ajo, në Sytë  Shtatë të Klan Kosovës, tha se secila dritë, në kohë krize, është pengesë e madhe, por se  nuk munden me ndal gëzimin dhe festën.

    Rashiti kërkoi që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, nga të gjithë. Madje, ajo shtoi se janë edhe në përpilim të kërkesës që të ndalet edhe ndriçimi publik, ku nuk është i nevojshëm.

    Ajo në Klan Kosova shtoi se “siguria është parësore, por ne e kemi të domosdoshme me e marr një vendim të tillë që me u ndal ndriçimi publik aty ku munden”.

    Disa komuna, kanë vendosur të mos zbukurojnë me ndriçim, sheshet e tyre, pikërisht për shkak të kursimit të energjisë.

    Madje, Ministria e Ekonomisë ka kërkuar të mos ketë ndriçim dekorativ.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark