×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshime në qeveri, emërohen 5 zv.ministra të rinj

    Insajderi
    02 March 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zëvendësimit të ministrave, këtë javë ndryshimet në qeveri janë bërë në nivel zv. ministrash.

    Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar emërimin e Eralda Methasanit zv. ministre të Integrimit, Redi Shtinon si zv. ministër në Arsim, Kledi Xhaxhiu si zv.ministër i Mjedisit dhe Eridian Salianji si zv.ministër i Drejtësisë.

    Salianji do të zëvendësojë në këtë post Idlir Peçin, i cili do të kalojë si zv.ministër i Mbrojtjes.

    Pothuaj një muaj më parë një tjetër rrokadë u bë në rang zv.ministrash, e më pas largimi nga qeveria i minsitrit të Financave Shkëlqim Cani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark