×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ndryshime në Qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Bujqësisë

    Insajderi
    26 October 2022 - 23:24

    Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zv/ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçin. Në këtë post është emëruar Arian Jaupllari.

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Vendosi Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë“, thuhet në njoftim.

    Vendimi për lirimin nga detyra:

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

    Vendimi për emërimin në detyrë: 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark