×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në autobusin e linjës Beograd-Mitrovicë, konfiskohen mallra të padeklaruar

    Insajderi
    24 October 2023 - 16:30

    Dogana e Kosovës ka njoftuar në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm.

    Sipas njoftimit, gjatë këtij kontrolli oficerët doganorë iu janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.

    “Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtarë është hasur në një sasi malli të padeklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe”, thuhet në komunikatën për media.

    Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës.  Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark