×
  • Showbiz
  • Show

    “Në “BBVK” tre banorë i përkasin komunitetit LGBT!” Lugati bën deklaratën e fortë

    Insajderi
    04 March 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjon Karrica i njohur ndryshe edhe si Lugati, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Barber Shok”. Në këtë dalje të tij, Gjoni foli për shumë gjëra nga jeta e tij private, karriera teksa edhe ka rrëfyer për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip Kosova”.

    Ndër tjera, Karrica ka komentuar edhe deklaratën e ish-banorit tjetër, Edon Shileku i cili pas daljes nga shtëpia e “BBVK” tha se dyshon se ka edhe banorë të tjerë që i përkasin komunitetit LGTB+.

    I pyetur për këtë, Gjoni tha se ai mendon se ka edhe më shumë, sipas tij janë tre banorë të këtij komuniteti.

    “Pajtohem se ka persona të LGBT+, unë kam patur dyshimet e mia, mendoj që janë më shumë, mendoj që janë tre”, ka thënë Gjoni.

    Kujtojmë që Gjoni la në gjysmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore që ia pamundësuan qëndrimin e mëtejshëm. Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

    Lugati gjithashtu ka qenë një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, për humorin dhe pozitivitetin që ka përcjellur ne shtepi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark