×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bosnje dhe Hercegovinë 62 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit

    Insajderi
    27 November 2020 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët e fundit, 1.179 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Bosnjë dhe Hercegovinë, 3.184 njerëz u testuan dhe 62 pacientë vdiqën për shkak të infeksionit me koronavirus.

    Në 24 orët e fundit në Entin për Shëndetësi Publike të Federatës së BeH, janë raportuar 36 vdekje dhe 2.145 mostra u testuan nga të cilat 738 ishin pozitive për SARS-CoV-2. Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BiH.

    Në 24 orët e fundit entiteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Serbe ka raportuar 25 vdekje dhe 388 raste të reja të infektimit me koronavirus, ka kumtuar Instituti i Shëndetit Publik.

    Në Qarkun Bërçko një person ka vdekur si rezultat i koronavirusit.

    Në 24 orët e fundit në kantonin e Sarajevës,  kanë vdekur 11 persona si rezultat i COVID -19 dhe 239  persona u regjistruan si raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve ishte 494, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Kantonit të Sarajevës.

    Numri i përgjithshëm i testuar në 24 orët e fundit është 820. Numri i të shëruarve është dyfishi i numrit të të sapo infektuarve dhe është 494./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark