×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Çeki, gati 12.000 raste të reja me koronavirus brenda një dite

    Insajderi
    21 October 2020 - 12:30

    Republika Çeke regjistroi të martën 11,984 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.

    Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara sot, tregojnë po ashtu se numri i viktimave është rritur për 106, përkatësisht në 1,619, në 24 orët e kaluara.

    Vendi me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus – mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.

    Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja në Republikën Çeke është rritur gjatë dy javëve të fundit nga 26.26 raste për 100,000 banorë në 80.76 raste.

    Ditëve të fundit, Republika Çeke i ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke mbyllur restorantet, shkollat dhe duke kufizuar numrin e njerëzve të tubuar në publik.

    Nga sot, veshja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të brendshme publike, edhe në të jashtme.

    Autoritetet paralajmëruan se sot mund të shpallin edhe masa të reja.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark