×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditën e Pavarësisë Izraeli merr goditjen e radhës për Jerusalemin

    Insajderi
    02 May 2017 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pikërisht në 69 vjetorin e Pavarësisë së Izraelit, Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë UNESCO, ka votuar një rezolutë të re anti-Izrael që mohon sovranitetin e këtij shteti mbi Jerusalemin.

    Gjatë seancës së 201-të, 22 shtete nga 58 vende anëtare  votuar pro rezolutës, 10 kundër, 23 absenuan dhe tre që munguan.

    Rusia, Kina, Brazili, Suedia, Afrika e Jugut, Irani, Malajzia, Mauritiusi, Nigeria, Senegali, Bangladeshi, Pakistani, Vietnami, Nikaragua, Çadi dhe shtatë vende arabe votuan pro, ndërsa vende si Gjermania (e cila fillimisht kishte iniciuar për këtë rezolutë), Shtetet e Bashkuara, Italinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Lituaninë, Greqinë, Paraguain, Ukrainën dhe Togosi votuan kundër.

    Shqipëria është në mesin e 23 vendeve që abstenuan, teksa Serbia ishte një nga tre vendet bashkë me Nepalin dhe Turkmenistanin që munguan në këtë seancë.

    Bordi ekzekutiv tha se “të gjitha veprimet e ndërmarra nga Izraeli në Jerusalem janë pushtuese dhe kanë qëllim të ndryshojnë karakterin e Qytetit të Shenjt”.

    Bordi gjithashtu ka përsëritur kërkesën që të ndalen “gërmimet e vazhdueshme në Jerusalemin Lindor veçanërisht në rrethin e Qytetit të Vjetër” duke i konsideruar veprimet e shtetit izraelit si të paligjshme.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark