×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave të KFOR-it në Kosovë

    Insajderi
    16 August 2023 - 14:16

    KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurës normale të dorëzimit të kontingjenteve.

    Sipas KFOR-it, ushtrimet do të kryhen gjithashtu për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive që vijnë në terren.

    “Ndërsa këto ushtrime do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të minimizojnë çdo ndërprerje dhe ndikimin për popullatën lokale, është e mundur që mund të ketë vonesa në qarkullimin e trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

    KFOR-i këshillon shoferët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark