×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Në Gjakovë promovohet “Tokat e lirueme 1939-1946” e Romeo Gurakuqit

    Insajderi
    19 September 2023 - 17:14

    Promovimi mbahet këtë të premte, në orën 12, në Bibliotekën Komunale “Ibrahim Rugova”.

    Reth veprës flet historiani Jusuf Buxhovi, recensent i librit, i cili veprën “Tokat e lirueme 1939-1946” të Gurakuqit e vlerëson studim tejet të rëndësishëm që merret me ndriçimin e kthesave historike nëpër të cilat kaloi bota shqiptare në vitet 1939-1946, kur lufta antifashiste përmbysi shumë nga realitetet paraprake dhe solli të rejat, siç ishte fitorja e komunistëve, që ndikuan rrethanat politike dhe shtetetërore të botës shqiptare.

    Gurakuqi, këto zhvillime i trajton jashtë koncepteve të njohura ideologjike, me ç’rast fitorën e komunistëve në Shqipëri dhe Jugosllavi e paraqet si një faktor të instalimit të diktaturës së njohur komuniste, që ushtroi terror ndaj kundështarëve politik.

    Me këtë rast, bashkëpunimi i udhëheqjeve komuniste shqiptare me atë jugosllave si dhe bashkëveprimi i tyre në shuarjen e rezistencës kombëtare në Kosovë në dimrin dhe praverën e vitit 1945, paraqitet si një ripushtim sllavo-komunist i Kosovës me pasoja tragjike, ne mbi 50 mijë viktima.

    Në promovim pritet edhe prononcimi i autorit rreth veprës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark