×
  • Sport
  • Sport

    “Ne jemi bërë sikur një ekip 17-vjeçarësh” | Zekirija Ramdani i “ashpër” pas humbjes së pësuar kundër Drenicës

    Insajderi
    20 October 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjilani ka pësuar një tjetër humbje në Superligën e Kosovës në futboll. Kësaj radhe, ekipi gjilanas u mposht në shtëpi nga Drenica me rezultat 0:2.

    Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani pas ndeshjes nuk kurseu kritikat për futbollistët e tij.

    “Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam disa raste shënimi. Ne nuk shënuam dhe pastaj kundërshtari na dënoi me tiparin e vet më të rrezikshëm që ka, kundërsulmin.

    Ne jemi bërë sikur një ekip 17-vjeçarësh. Sapo ta pësojmë një gol, fiket tërë ekipi. Humben shpresat. Ekipi është i shtrydhur. Jo me fajin e stafit teknik. Tjetër kund është faji. Në minutat e fundit nuk ngjanim në një skuadër”, tha ndër të tjerash ai për Art Sport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark