×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kufirin Bosnjë-Kroaci u zbuluan emigrantë të cilët po kontrabandoheshin të fshehur në një cisternë kamioni

    Insajderi
    06 July 2022 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në pikën kufitare ndërkombëtare Donji Svilaj ndërmjet Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë është parandaluar kontrabanda e katër personave me origjinë afro-aziatike.

    Ata, sipas mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë, ishin fshehur në një cisternë të një kamioni të ndërtuar për këtë qëllim.

    Siç ka njoftuar Policia Kufitare e BeH, kontrabanda u parandalua nga anëtarët e Zyrës Qendrore të Hetimit të Policisë Kufitare të BeH-së dhe Njësisë së Policisë Kufitare Brod.

    Sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, autoritetet konfiskuan përkohësisht kamionin, një celular, paratë dhe sende të tjera.

    Ndërsa shtetasi i Bosnjë-Hercegovinës, i cili dyshohet për kontrabandë me njerëz, u procedua penalisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark