×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Në Kuvend janë dy deputetë të kundërligjshëm”- a rrezikohet rrëzimi i Presidentes Osmani? Flet Veton Berisha

    Insajderi
    27 May 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Deputeti Veton Berisha ka dhënë një intervistë ekskluzive për InDoks. Në këtë intervistë ai ka folur për pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk doli në favor të tij.

    Ai, në ankesën e tij kishte pretenduar që janë orkestruar vota nga Lista Serbe, dhe si pasojë e këtij orkestrimi ai mbetu jashtë Kuvendit. Por, në një vendim, i cili ende nuk është publikuar i plotë, por vetëm njoftimi për të, ai nuk pati të drejtë. Kushtetuesja në thelb vendosi që vota është e lirë, që sipas Berishës, në fakt e lejoi orkestrimin e votave.

    Në këtë intervistë të gjatë për InDoks, ai ka treguar pasojat e këtij vendimi, për të ardhmen, por edhe për tash, ani pse vendimi kufizon që : ky rast nuk ka pasoja retroaktive.

    Kur pritej dalja e këtij vendimi, ishte folur edhe për mundësinë që po që se ai të dilte ne favor të Veton Berishës, mund të rrëzohej Presidentja Vjosa Osmani. Por, ai thotë, që nëse do të veprohej drejt, në fakt tash kur po lejohet orkestrimi votave, dhe si pasojë po për orkestrim janë larguar dy deputetë, ata ë i zëvendësuan janë të jashtëligjshëm dhe në fakt tash rrezikohet rrëzimi i Presidentes Osmani.

    Intervistën e plotë e gjeni këtu:

    @GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark