×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në ligjëratën e ditës së xhuma duhet folur kundër ushtrimit të dhunës nga hoxhollarët ndaj dashnoreve të tyre”

    Insajderi
    22 December 2022 - 20:44

    Profesori Avdi Smajljaj ka reaguar lidhur me raportimin se imami, Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dhunë ndaj dashnores së tij.

    Smajljaj në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, shkroi se nesër në ligjëratën e xhumasë duhet folur kundër dhunës ndaj dashnoreve.

    “Nesër në ligjëratën e ditës së xhuma, do të duhej folur kundër ushtrimit të dhunës nga hoxhollarët ndaj dashnoreve të tyre. Peshku prishet në kokë, e ne ka kohë që jemi qelbur në kokë” – shkroi ai.

    Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin e dhunës së ushtruar nga hoxha ndaj të dashurës së tij. Madje siç ka bërë të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark