×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Në mesin e të akuzuarve për terrorizim edhe imami i njohur (Emri)

    Insajderi
    12 March 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave në mesin e tyre figuron edhe emri i imamit, Nehrudin Skenderi. “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, është akuza kryesore që rëndon mbi të dhe Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Mentor Bellaqën e Shkodran Krasniqin.

    Përveç Gjurajt si lideri i këtij grupi, operacioni “Mjegulla” kishte në fokus edhe imamin Nehrudin Skenderi. Në dosjen fillestare ai përshkruhet si me rrezikshmëri për të ikur nga vendi nëse nuk paraburgoset, pasi që Prokuroria thotë se ai edhe disa vite më parë ka qenë duke u hetuar, siç thuhet aty për vepra të njëjta penale, pra vepra që lidhen me terrorizmin.

    Krejt historia, sipas Prokurorisë nis në vitin 2019 kur ata interceptojnë komunikime të Ardijan Gjurajt me atë që ata e quajnë komandant i lartë i ISIS-it, Abu Talha Muhaxhiri me të cilin po fliste Gjuraj në gjuhën angleze. Aty Gjuraj i shpjegonte se sa i rëndësishëm për këtë grup është imami Nuhredin Skenderi.

    Komunikimi pastaj do të bëhej më serioz, sipas Prokurorisë dhe dosjes së tyre fillestare, pasi që Gjuraj e Skënderi po kërkonin që bashkë të vazhdonin bisedat me komandantin e ISIS, Abu Dlha Muhaxhiri dhe aty flisnin për koordinm të ndonjë operacion si dhe për atë se si të siguroheshin armët.

    Imami Nuhredin Skenderi akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, dhe kjo pasi që 07.10.2021, në magjistralen Prizren-Suharekë, me dorën e tij ia ka dorëzuar shumën e të hollave prej dymijë euro të akuzuarit tjetër në rast, Shkodran Krasniqit në emër të blerjes së armëve të zjarrta.

    InDoks kërkoi një intervistë nga prokurori i rastit, por nuk ka pranuar të flas para kamerës. Të vetmin komunikim prokuroria e ka pasur përmes një njoftimi publik.

    Prokuroria ka dalë me një njoftim që aktakuza është për veprat penale: përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues, por ata akuzohen tash edhe për diçka tjetër.

    Emisioni i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark