×
  • Lajme
  • Aktuale

    Në momentet e fundit, tërhiqet nga gara njëri nga kandidatët për gjyqtar të Kushtetuese

    Insajderi
    03 June 2021 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak para se në seancën e Kuvendit të Kosovës, të votohet për një Gjyqtar të Kushtetueses, njëri nga kandidatët pretendent për këtë pozitë ka hequr dorë nga gara.

    Kandidati Visar Morina, i ka dërguar letër kryepalamentarit Glauk Konjufca, përmes së cilës e njofton se ka hequr dorë nga gara për anëtarë të Kushtetueses.

    Juristi Visar Morina, në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-ministrit Arsim Bajrami.

    Në garë mbesin Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli për të cilët deputetët do të votojnë sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark