×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në një shkollë të Kosovës, nxënësi e incizon dhe e pyet arsimtarin për organ gjenital dhe marrëdhënie seksuale

    Insajderi
    18 November 2020 - 11:41

    Në një video të publikuar nga Gazeta Express, shohet se si një nxënës në një shkollë të Kosovës fyen një arsimtar.

    Në këtë video, siç shihet edhe nga pamjet, arsimtari është me ditar në dorë në klasë, derisa një nxënës i bën atij disa pyetje fyese dhe e incizon me telefon.

    Nuk dihet se në cilën shkollë të Kosovës është bërë kjo video, apo nëse ndaj nxënësit është marrë ndonjë masë disiplinore.

    Në sfond shihen duke qeshur shokët e nxënësit, i cili shan dhe incizon arsimtarin.

    Mësimdhënësi, ndërkaq, tenton ta ndalë djalin që të mos flasë fjalë të tilla.

    https://video.gjirafa.com/e-tmerrshme-nxenesi-e-incizon-arsimtarin-e-pyet-per-organ-gjenital-dhe-marredhenie-seksuale

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark