×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në Podujevë, vetëm pesë ditë fushatë zgjedhore

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri më 27 tetor.

    Me nëntë votë për dhe dy kundër është votuar për fushatë pesë-ditëshe, sipas rekomandimit të KOZ-it.

    Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por ndryshe për Podujevën, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 tetor.

    Anëtarët e VV-së ishin kundër vendimit që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

    Podujeva ka mbetur pa kryetar tash e shtatë muaj, pasi Agim Veliu u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti e më pas në atë Hoti. Njëjtë, edhe Mitrovica e Veriut ka mbetur pa kryetar, por në muajin qershor, kur Goran Rakiq u emërua zv.kryeministër në Qeverinë Hoti.

    Në të vërtetë, zgjedhjet në Podujevë ishin caktuar për 15 mars, por një ditë më herët, presidenti i kishte shtyrë ato për shkak të pandemisë. Fushata ishte zhvilluar.

    Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pesë ditët fushatë për Podujevën, duhet të shërbejnë për votuesit e rinj, ata që kanë mbushur 18 vjet pas datës 15 mars 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark