×
  • Sport
  • Sport

    Në qoftë se Koeman vazhdon të mbetet trajner i Barcelonës atëherë ky lojtarë vitin e ardhshëm pritet të transferohet në “Camp Nou”

    Insajderi
    13 May 2021 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ky edicion ende nuk ka përfunduar, por Barcelona është duke u përgatitur për afatin kalimtar të verës.

    Edhe pse gjendja financiare nuk është aspak e duhura, Barcelona do shpenzojë në afatin veror duke bërë disa transferime për të përforcuar skuadrën.

    Netherlands Manager Ronald Koeman Says Memphis Depay is Crucial for the  Careless Team | ht_media

    Pos Eric Garcias nga Manchester City, Barcelona flitet se ka arritur marrëveshje edhe me yllin e Lyon, Memphis Depay, lojtar që ishte kërkesë e veçantë nga trajneri Ronald Koeman.

    Holandezi ka pranuar të zbres pagën vetëm që të jetë lojtar i Barcelonës dhe ky propozim është pranuar nga katalunasit.

    Në rast që Koeman vazhdon të jetë në krye të Barcelonës edhe vitin tjetër, atëherë Depay do jetë një ndër transferimet e verës, meqenëse marrëveshja e plotë është arritur.

    Pos Depay, Barcelona pritet të transferojë edhe disa sulmues të tjerë.

    Erling Haaland mbetet ëndërr për Joan Laportan, derisa Sergio Aguero gjithashtu pritet të kompletojë kalimin në “Camp Nou”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark