×
Show

Në Rave Live Session të fundit për muajin Maj sjellin Erin Go Dance  

Insajderi
28 May 2020 - 10:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Erin Go Dance, që në moshën e hershme të adoleshencës, ka shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit Rock dhe Metal. Ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si gitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë. Kjo fazë ishte shumë e rëndsishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike. Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyre në botën e këtij zhanri. Rreth vitit 2014 fillimisht ai u inkuadrua në ketë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshëm të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafiteri dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bën, janë: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Erin Go Dance si artist beson se rol të rendësishem në zhvillimin e kreativitetit në krijimtari dhe performancat e tij, luan dëgjimi dhe inspirimi i vazhdueshëm i rrymave të ndryshme muzikore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark