×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Slloveni vazhdojnë masat e rrepta të kufizimit

    Insajderi
    27 November 2020 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Slloveni, në 24 orët e fundit janë konfirumar 1.609 infeksione të reja me koronavirus dhe 48 persona kanë vdekur nga COVID -19, u publikuar të premten, ndërsa qeveria ka vazhduar masat e rrepta kufizuese, të cilat kanë qenë në fuqi tashmë një muaj, së paku edhe për shtatë ditët e ardhshme.

    Nga 6.587 persona të testuar, infeksioni u konfirmua te 1.609 njerëz, që është 158 raste të infeksionit më pak se një ditë më parë, dhe përqindja e rasteve pozitive u ul në 24,3 për qind krahasuar me një ditë më parë kur ishte 27,3 për qind, ka thënë Jelko Kacin, zëdhënësi i qeverisë sllovene për COVID-19 në një konferencë për shtyp.

    Ai tha se të dhënat janë diçka më pozitive edhe pse situata me valën e dytë të epidemisë mbetet shumë serioze dhe shqetësuese./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark