×
  • Sport
  • Sport

    “Në tavolinë i kisha 500 mijë euro, por merrja …”, futbollisti i njohur zbulon ferrin dhe traumat e jetës

    Insajderi
    22 October 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i klubit të divizionit të dytë francez, Caen dhe ish-lojtari i kombëtares franceze, Yann M’Vila, zbuloi se ai luftoi me depresionin në ditët e para të karrierës së tij.

    Mesfushori francez është vetëm lojtari i fundit që ka treguar përvojën e tij në luftën me depresionin.

    “Nuk mund të them se paratë nuk sjellin lumturi sepse kontribuojnë dhe i lehtësojnë gjërat, pasi në atë kohë merrja 500 mijë euro neto në muaj. Në dy muaj kisha një milion, por isha ulur në dhomën time i dëshpëruar”, ka thënë fillimisht M’Vila.

    “Edhe pse këto monedha i kisha në tavolinë, ato nuk kishin dobi. Kur depresioni ju merr, ai me të vërtetë ju merr. Për një kohë nuk munda të hipja as në avion. Kam praktikuar joga dhe kam marrë pilula”.

    “Kur luaja në Saint-Etienne, mjeku i klubit më bëri një injeksion për të më qetësuar dhe për të fjetur”.

    Ai preku edhe faktin se u bind për t’u transferuar te Caen nga Kylian Mbappe, i cili së fundmi u bë një nga investitorët në klub.

    “Më tregoi për projektin dhe atë që priste nga unë. Të nesërmen e pashë nënën e tij dhe u pajtuam. Kylian më njeh shumë mirë dhe unë e njoh atë. Nëna e tij do të më njohë edhe më shumë në të ardhmen. Ata e dinë që jam lojtar i besueshëm, se mund të mbështetem tek unë dhe se do të bëj më të mirën”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se M’Vila dikur ka luajtur për Interin, ndërsa ka veshur edhe fanellat e klubeve si Olympicaos, Saint-Etienne dhe Sunderland. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark