×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Në zemrat tona dimri ka mbetur”, libri i dytë me poezi i Bekim Muhaxherit

    Insajderi
    21 January 2021 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari dhe poeti Bekim Muhaxheri, sjell për lexuesit librin e dytë me poezi.

    Libri “Në zemrat tona dimri ka mbetur”, i kushtohet vëllait të autorit dhe të gjithë atyre që ndërruan jetë pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi Corona.

    Libri përmban poezi të shkruara në kohën e karantinimit të qytetarëve dhe të tjera të shkruara para dhe gjatë kësaj kohe.

    Muhaxheri vitin e kaluar botoi edhe librin tjetër me poezi me titull “Ëndrrat bëhen pranga”.

    Botuesi Berat Dakaj dhe shtëpia e tij “Armagedoni” konstatuan se në librin e dytë Muhaxheri ka hequr prangat që mund t’i ketë bartur në librin e parë.

    “Me të parin libër na ka befasuar për të mirë, ndërsa me këtë tjetrin na befason edhe më shumë. Me një fjalë ka hequr prangat nga duart, nga ëndrrat, nga idetë, nga kufizimet, nga shkrimi dhe me maturi, me përkujdesje gjuhësore dhe me vëzhgim të gjerë e të hollë ka rrokur për koke temat kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”, thuhet në fjalën e botuesit.

    Para se t’i përkushtohej poezisë, Muhaxheri ka punuar gazetar dhe redaktor në disa media të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark