×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëna e dëshmorit pasi u vizitua nga ushtarët e FSK-së: Më është dukur sikur djali mu zgjua nga varri e ma uroi 8 Marsin

    Insajderi
    08 March 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes kanë vizituar sot familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit. Ata takuan 98 nëna dhe gra të dëshmorëve të UÇK-së.

    Vizita është bërë në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore të nënave.

    “Mesazhi i shumë nënave  gjatë vizitës ishte  “mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.

    “Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit! Urime 8 Marsi Nëne!”, thuhet në njoftimin e FSK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark