×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nëna e solli në jetë nën gërmadha, vogëlushja në Siri humbi edhe babin e 4 motra e vëllezër

    Insajderi
    09 February 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Momenti kur një foshnjë e porsalindur u nxor e gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Siri ishte sa shpresëdhënës aq edhe trishtues. Kjo pasi nëna që e solli në jetë në kushte ekstreme nuk mundi t’ia dilte.

    Vogëlushja u gjet e gjallë, ende me kordonin e kërthizës të lidhur pas nënës së saj të pajetë. Mediat tashmë kanë publikuar një foto të foshnjës nga spitali. Në trupin e saj dallohen plagët e shkaktuara nga kushtet e pazakonta në të cilat ajo erdhi në jetë, por rrezik për të nuk ka.

    Vajza u zbulua nga Khalil al-Sawadi, kushëriri i të atit. Një tjetër kushëri i tyre e dërgoi në spital ashtu siç ishte e mbuluar nga pluhuri, ndërsa Khalil vijoi të kërkonte për të mbijetuar të tjerë.

    Megjithatë, vajza ka mbetur jetime. Nëna, i ati dhe katër motrat e vëllezërit e saj u gjetën të pajetë.

    Në spitalin ku vogëlushja po qëndron, Dr. Maarouf që u kujdes për plagët e saj dhe hipoterminë, tha se ajo është një vajzë e fortë.

    Familja e saj, si shumë të tjera, kishin ardhur në qytetin Jindires për t’i shpëtuar luftimeve që po bëhen në vitet e fundit në rajon, por u goditën nga një tjetër katastrofë./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark