“Nëna iu therr me 7 thika nga babai dhe humbi dorën”, Xhensila tregon “sekretin” e errët të divorcit të prindërve – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Nëna iu therr me 7 thika nga babai dhe humbi dorën”, Xhensila tregon “sekretin” e errët të divorcit të prindërve

    Insajderi
    05 December 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për herë të parë ka rrëfyer një histori për familjen e saj.

    Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin divorcuar kur ishte 6 vjeçare, por që ishte një proces jo i lehtë.

    Babai i saj nuk kishte pranuar divorcin duke therrë me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, e gjitha kjo ndodhi para syve të Xhensilës.

    “Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark