10:10 - 24 Maj 2022

Policia e Kosovës ka hapur një rast “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” në Pejë.

Sipas bashkëshortit të të dyshuarës, e njëjta e ka lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, njoftoi policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS /Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.