×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëna Rukë në një rrëfim të rrallë, tregon se çfarë i thoshte Shkëlzeni pak para nisjes për luftë

    Insajderi
    01 April 2023 - 16:17

    Nënë Rukë, është ajo që Kosovës ia fali djemtë e saj, vetëm që shteti të jetë i lirë.

    Në një rrëfim të rrallë, ajo ka folur për kohën e luftës.  

    “Krejt kanë qenë në luftë – dej ma Frashëri 14 vjet, me çikë e me krejt”, ka thënë nënë Rukë për RTK-në.

    Tutje ajo ka treguar se çfarë i kishte thënë djali i saj, Shkëlzeni në nisje të luftës.

    “Oj nanë na ke si brymën para diellit. Veç ky edhe ky më tha janë tut, për Shqidonin dhe Vetonin që ende ishin të vegjël”, tregon tash nëna e Ramush e Daut Haradinajt.

    E fort, si çdo herë, ajo tregon se si kurrë nuk është mërzitë në sy të fëmijë të saj, kur lufta kishte filluar.

    “O Zot, kurrë nuk kam guxu me u mërzitë në sy të tyre. Se nana mërzitet të vjen malli, por kurrë s’kam guxu. Gjithë para tyre jam kanë e fortë. Thojshin nana po ma mban gjallë, se kjo nuk mërzitet”.

    Pasi djmetë i ralë për liri, ajo thotë se shpesh i viziton ata në Kompleksin Memorial në Gjllogjan, dhe se flet me ta, por me lot në sy thotë se “më s’po ma kthejnë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark