×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nënë e bir humbën jetën brenda pak minutave”, rrëfimi emocional i gjyshit nga Peja- Pamje nga vendi i ngjarjes 

    Insajderi
    16 May 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeshori i vitit 2023 ishte i kobshëm për familjen Ademaj nga Peja.

    Si shkak i vërshimeve vdiqën nënë e bir. Sipas familjarëve, teksa po qëndronin në shtëpinë e tyre, uji i kishte rrethuar nga të gjitha anët.

    “Gjithçka ka ndodhur brenda 30 sekondave. Gjendja ishte tmerr. Nipin e vogël e kemi gjetë në oborr të fqinjëve. Gruaja e djalit ishte në bodrum, tre shtëpi më poshtë. Pa shenja jete. Ajo ka lënë prapa edhe dy fëmijë të tjerë. Djali i madh është 10 vjeçar, e shoh natën që qan për nënë e tij, i mungon”, kështu e përshkruan me pak fjalë kryefamiljari i familjes Ademaj.

    Në vijim mund të gjeni rrëfimin e tij emocional për ditën kur përjetoi ngjarjen më të tmerrshme të jetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark