×
  • Showbiz
  • Show

    Nënkryetari i Dhomës së Noterëve sqaron deklaratat për Luizin: Intervista nuk u transmetua e plotë, ja e vërteta

    Insajderi
    23 January 2023 - 22:24

    Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka bërë së fundmi një reagim publik në lidhje me emisionin që u transmetua në “Top Channel” për Luiz Ejllin, i cili bëri bujë madhe.

    Në një shkrim në profilin e tij në rrjetet sociale ku ka sqaruar arsyen e vërtetë se pse iu hoq licensa e noterit Luizit.

    Ndër të tjera Laçej thekson se intervista ka qenë shumë më e gjatë nga sa u transmetua.

    REAGIMI I PLOTË:

    Të dashur fansa të Luizit… E ndjej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervisten e dhënë ka qenë pozitiv. Të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marredhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit. Në intervistën time kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë kam dhënë disa porosi për të gjithë të licensuarit. Të gjithë i pritën mirë por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte. Po ashtu kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme. Kam sqaruar se Luizit i është hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se per një periudhë të përsëritur 60 ditore nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit ” Për Noterinë”. Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë me pyetje përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar ne 2 – 3 fjali dhe për më tepër në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm. Është e drejtë e redaksisë së televizionit të reduktojë intervistën ashtu siç është e drejta ime ta paraqes atë ashtu siç e kam dhënë.

    Ka qenë pikërisht sëmundja e Luizit të cilën ia rrëfeu Kiarës brenda shtëpisë, çështja më e komentuar e “Big Brother Vip” këtë edicion.

    Tashmë të gjithë e dimë si rrodhën ngjarjet që pas prime-it të 10 janarit, ku produksioni i “BBV” arriti me disa analiza të kryera në më pak se një orë të nxirrte që Luizi gënjente.

    Kjo histori u rikthyer sërish në vëmendje së fundmi. Në “Big Brother Fun Club”, ku dy noterët, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë rrëfyer për këtë emision si dikur Luizit që punonte pranë Dhomës së Noterëve Tiranë, i është hequr licenca e noterit në vitin 2021.

    Sipas tyre përmes një kërkese zyrtare, këngëtari rreth dy vite më parë ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

    Vlen të thuhet akoma që “e vërteta” absolute nuk dihet, pasi të vërtetën e produksionit vetë ata dhanë arsye për të mos e besuar, dhe publiku akoma dyshon se diçka ka në rrëfimin e Luizit. Ndonëse na duhet të presim përfundimin e eksperiencës së tij në “BBV” që ai mund të shprehet rreth kësaj çështje pa pengesa

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark