Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën dje në Republikën e Kosovës.
Si asnjëherë më parë, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin arriti fitore plebeshitare.
Saktësisht, partia e Kurtit arriti të marrë mbi 47 përqind të votave, gjithnjë në bazë të rezultateve preliminare.
Për fitoren e djeshme, Kurtin dhe Vetëvendosjen e ka uruar edhe nënkryetari i klubit futbollistik, Llapi, Amrush Batatina.
Batatina në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:
“Përhajr na qoftë”, duke i bashkangjitur një fotografi të Kurtit.