×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nënkryetari i Mitrovicës thotë se lumi Sitnica rrezikon të del nga shtrati

    Insajderi
    23 January 2023 - 20:39

    Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka thënë është rrezik i daljes nga shtrati të lumit Sitnica si shkak i vërshimeve të fundit në këtë qytet,

    Tahiri theksoi se përmbytjet në vend kanë bërë të pabanueshme 13 shtëpi në fshatin Lesicë të Mitrovicës.

    “Gjendja në Mitrovicë është më stabile, krahasuar me javën e kaluar. Reshjet kanë filluar. Lumi Lushta është brenda shtratit, ndërsa lumi Sitnica është duke u fryer vazhdimisht. Lumi Ibër është i menaxhueshëm dhe është brenda shtratit të saj, edhe pse ka indikacione të rritjes gjatë ditës në disa momente. Problematika dhe kompleksiteti vazhdon të mbetet nga lumi Sitnica, sidomos tek fshati Lesicë, ku rreth 13 shtëpi janë të përfshira nga uji si dhe te Lagja 2 korriku. Në Mitrovicë ka ndodh një prej fatkeqësive më të mëdha të para ndonjëherë”, tha Tahiri në kanal 10.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark