×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nënkryetari i Prishtinës: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhet e tatimit në pronë

    Insajderi
    28 January 2023 - 13:59

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhet e tatimit në pronë, raporton Ekonomia Online.

    Ai në një konferencë për media tha se falja e borxheve nuk mund ta bëhet për shkak se tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka të drejtën që të fal obligimet që dalin nga ky ligj.

    “Propozimi i ministrit Murati  për falje të tatimit në pronë  për vitin 2023 dhe sidomos thirrja e grupeve komunale të VV-së për të votuar falje të tatimit në pronë në kuvendet komunale është totalisht qesharake dhe amatorizëm politikë dhe ekonomik. Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë i votuar në Kuvendin e Kosovës dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka atë drejtë që të fal obligimet që dalin nga ky ligj”, tha ai.

    Edhe drejtori i Financave i komunës së Pejës, Jeton Abazaj, tha se komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe, por sipas tij atë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës.

    “Këta e kanë pranuar që kanë qenë të pa saktë në vlerësim, apo më saktësisht këta e kanë ulur vlerën e “Marigona Hillit” për të rrit vlerën e lagjeve si të “Matiqan”. Apo në rastin e Pejës e kanë barazuar qendrën e Pejës me disa lagje të tjera. Ne nuk kemi të drejtë të falim borxhe, atë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark