×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA-ja dhe Serbia zotohen për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit

    Insajderi
    22 September 2020 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës zotohen për jetësimin e pikave të marrëveshjes për normalizimin ekonomik të 4 shtatorit.

    Deklarata u nënshkrua të martën në praninë e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell dhe Presidentit të Sebrisë, Aleksandar Vuçiq.

    Nënshkrimi i kësaj deklarate shënon nisjen në praktikë të zbatimit të asaj çfarë u nënshkrua në më pak se tri javë më parë nga liderët e Kosovës dhe Serbisë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për normalizim ekonomik.

    Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler së bashku me udhëheqësen e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, më 15 shtator kanë nënshkruar letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes.

    DFC pritet që bashkë me Bankën amerikane për Eksport-Import të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark