×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nëntë akuza për përdhunim, merret vendimi për futbollistin e Manchester Cityt

    Insajderi
    23 May 2022 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Chester Crown, raporton Associated Press.

    Mbrojtësi ishte përjashtuar përkohësisht nga skuadra e Manchester Cityt, me t’u konfirmuar se ka akuza për përdhunim.

    Mendy u akuzua për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.

    Në anën tjetër kishte edhe një akuzë për sulm seksual të një viktime tjetër të supozuar.

    Ai dyshohet se përdhunoi një grua ndërsa ishte i liruar me kusht në muajin gusht, përpara se të futej në paraburgim për 134 ditë në shtator.

    Por, mbrojtja e tij e afërt arriti që ta siguronte një lirim me kusht dhe sot (e hënë) u konfirmuar se ai ishte i pafajshëm.

    Duket se femrat që kanë ngritur akuzë ndaj tij kishin bërë plan për të përfituar nga pasuria e tij, derisa e ardhmja në futboll ende nuk dihet, pasi Manchester City mund edhe mos ta rikthejë në skuadër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark