14:30 - 14 Tetor 2022

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Hysen Durmishi sot ka dal në terren.

Ai ka njoftuar se personalisht është kujdesur që të shoh se si po hiqen reklamat nëpër urat dhe hapësirat e autostradave në Kosovë, shkruan Insajderi.

Ai vet ka pozuar para punëtorëve që shihen duke hequr reklamën e birra Pejës, kompanisë “Devolli Group”, duke njoftuar se asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës.

“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”.

“Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, shkruan Durmishi në Facebook. /Gazeta Insajderi