×
  • Sport
  • Sport

    “Nëse do të isha tifoz i Nantesit, do ta braktisja stadiumin”

    Insajderi
    08 March 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, nuk u paraqit mirë në ndeshjen e fundit të Nantesit ndaj Rennes, të humbur 4-1, dhe vetë mbrojtësi e pranon lojën e dobët të zhvilluar nga skuadra e tij të dielën.

    Cana ka folur pas ndeshjes ka folur pwr mediet franceze dhe ka thënë se ndeshja ndaj Rennesit ishte një humbje e turpshme.

    “Nuk kam fjalë për këtë ndeshje. Duhet të kishim bërë më mirë, por futbolli i ka të gjitha. Duhet t’i kuptojmë edhe tifozët në këto momente, por ne vinim nga disa rezultate pozitive dhe një hap fals është i pranueshëm”, deklaroi Cana.

    Cana tha se në kushte të tilla do ta braktiste edhe vet stadiumin po të ishte tifoz i skuadrës së Nantesit.

    Edhe unë do ta kisha braktisur stadiumin pas një ndeshjeje të tillë në rast se do të isha tifoz i Nantës”, ka thënë Cana. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark