×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëse e dini vendndodhjen e personave në foto, lajmërojeni menjëherë policinë

    Insajderi
    01 February 2023 - 17:21

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave që dyshohen për vjedhje të rëndë në Prizren.

    Sipas njoftimit Sektori i Rajonal janë duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale vjedhje e rëndë, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj”.

    “Më 03 mars 2022 është raportuar një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arritur të vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pasur stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurosh si dhe një arme zjarri-pistoletë, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.

    Me date 03/03/2022 rreth orës 20:30 . është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) , si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.

    Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.

    Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.

    Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, Kërkon që :

    Kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – E-mail adresa: [email protected].

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark