×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nëse nuk mund të humbisni peshë mund të keni mungesë të kësaj vitamine në trup

    Insajderi
    24 June 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur vitaminat në trup janë jashtë ekuilibrit, metabolizmi ngadalësohet dhe depozitat yndyrore grumbullohen

    Rruga drejt humbjes së peshës nuk është aspak e lehtë. Kërkon përkushtim, vazhdimësi dhe sakrificë, shkruan ˮMirrorˮ.

    Një ushqim i shëndetshëm, stërvitja e rregullt dhe reduktimi i niveleve të stresit do të përshpejtojnë humbjen e peshës.

    Megjithatë, ndonjëherë ka një sërë faktorësh që mund ta bëjnë të pamundur humbjen e peshës.

    Gjendja e hormoneve, mineraleve dhe vitaminave në trup shoqërohet me çrregullime metabolike që pengojnë trupin për të humbur peshën e tepërt.

    Sipas studimit të fundit, mungesa e vitaminave D dhe B12 mund të ngadalësojë humbjen e peshës.

    Vitamina D është thelbësore në ndërtimin e kockave dhe hulumtimet vërtetojnë se ajo mund të ndihmojë në uljen e rritjes së qelizave kancerogjene.

    Vitamina B12 është e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në lodhje, kapsllëk, dobësi të muskujve, humbje të kujtesës dhe ndryshime të humorit.

    Hulumtimet e fundit kanë treguar se njerëzit obezë kanë një status më të ulët të vitaminës D në gjakun e tyre.

    Një studim i publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë shqyrtoi rëndësinë e vitaminës D3 gjatë humbjes së peshës.

    Studimi përfshinte 218 gra obeze të moshës 50 deri në 75 vjeç. Të gjithë iu nënshtruan një diete dhe programi ushtrimesh kufizuese.

    Gjysma e grave morën vitaminë D gjatë humbjes së peshës, ndërsa gjysma tjetër morën një placebo.

    Në fund të studimit, u zbulua se gratë që morën vitaminë D humbën më shumë kilogramë (deri në tre kilogramë më shumë) gjatë humbjes së peshës sesa ato që morën placebo.

    Nga ana tjetër, mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në një problem të përhershëm të peshës. Shpjegimi është i thjeshtë: kur trupi ynë është jashtë ekuilibrit natyror, ai përgjigjet duke ngadalësuar metabolizmin, duke mbajtur depozitat e yndyrës dhe duke djegur më pak kalori se zakonisht.

    Të dyja vitaminat janë treguar se ndihmojnë në ngritjen e humorit dhe kujtdo që dëshiron të humbasë peshë këshillohet të kontrollojë nivelin e këtyre vitaminave në trup dhe të konsultohet me mjekun. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark