×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Nëse nuk po iu hapet SnapChat-i, nuk jeni të vetmit! Ja çfarë ka ndodhur

    Insajderi
    30 July 2021 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nga aplikacionet më të përdorura në botë, SnapChat, ka rënë nga sistemi mbrëmjen e së enjtes, qysh kur mijëra përdorues raportuan se kishin probleme me ngarkimin e fotografive, me përditësimin e bisedave dhe disa të tjerë me hapjen e aplikacionit.

    Këto probleme u raportuan në “downdetector” qysh në ora 19:57, ku mbi 65% të përdoruesve raportuan se kanë probleme me marrjen ose dërgimin e fotove, gjersa pjesa tjetër treguan se nuk ishin në gjendje as ta hapin aplikacionin.

    Sipas tyre, aplikacioni SnapChat po dështon së funksionuari duke shfaqur një ekran komplet të zi, ose në disa raste sa hapet, mbyllet.

    Disa orë më vonë, Snapchat ka reaguar me anë të një njoftimi në Twitter, ku kanë bërë të ditur se janë në dijeni për problemin.

    “Jemi në dijeni për një problem i cili po ia pamundëson përdoruesve tanë që të kyçen (në llogaritë e tyre.) Jemi duke e kërkuar problemin dhe po punojmë që ta rregullojmë,” – ka shkruar Snapchat Support.

    Kujtojmë se është raportuar se Snapchat në periudhën e tremujorit të dytë të këtij viti ka pasur rritje të përdoruesve për 23%, pra tani ka rreth 550 milionë përdorues aktiv./ATV/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark